Në komisionin e të drejtave të njeriut u diskutua mbi nismën e deputetit Tedi Blushi, i cili pas bojkotit të avokatëve që nisi më 8 shtator dhe qe zgjati mbi një muaj, kërkon që të ndërhyet në ligjin për profesionin e avokatit, në mënyrë që këta të fundit mos të pengojnë funksionin e procesit ligjor. Tedi Blushi: Nisma synon te ndaje qarte te drejten legjitime te avokateve per te mbrotjur interesat e tyre profesionale nga perdorimi i bojkotot kolektiv si instrument qe pengon procesin gjyqesor dhe cenon te drejtat e personave qe kerkojne drejtesi. Pasojat kane qene vecanerisht te renda per personat e privuar nga liria per te cilet jane pezulluar afatet e paraburgimit, nje nder te cilet eshte edhe presidenti i partise se lirise, Ilir Meta i cili vijon te qendroje ne paraburgim, persekutim ne fakt politik prej me shume se dy vitesh.