Vrasja në Shëngjin e Nikulajt, prokurori kërkon lënien në fuqi të vendimit, burg përjetë, për Saraivën

Vrasja në Shëngjin e Nikulajt, prokurori kërkon lënien në fuqi të vendimit, burg përjetë, për Saraivën

15:15, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.

Në përfundim të qëndrimit të saj në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, organi i akuzës ka kërkuar që të mos ndryshohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm.

Sipas dosjes së prokurorisë, shtetasi portugez dyshohet se ishte personi që ekzekutoi me armë zjarri biznesmenin Nikulaj, brenda ambienteve të hotelit të tij.

Nga ana tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe rivlerësimin e provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.

Tashmë pritet që Gjykata e Apelit të shprehet për çështjen, më datën 2 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco