Rrjeti i Grave të Kosovës thërret protestë në Prishtinë kundër femicidit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka njoftuar se nesër, më 25 nëntor, do të mbajë në Prishtinë një protestë me moton “Kundër vrasjes së grave – Femicidi është urgjencë kombëtare!”.

Tubimi do të fillojë në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Pjesëmarrëset dhe organizatorët do të kërkojnë drejtësi, llogaridhënie institucionale dhe hapa konkretë për të parandaluar vrasjet e grave.

Të lidhura

None found

Në një komunikatë, RrGK u ka bërë thirrje institucioneve ta trajtojnë femicidin si urgjencë kombëtare dhe të ndërmarrin masa të prekshme për mbrojtjen e grave.

Organizata thekson se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënime, përndjekje, kontroll dhe dhunë të formave të tjera. Për këtë arsye, raportimet dhe kërkesat për ndihmë duhet të merren seriozisht nga institucionet, në mënyrë që dhuna të mos përshkallëzohet.

Ndër kërkesat e protestës janë ndryshimi i Kodit Penal, me qëllim që femicidi të përcaktohet si vepër penale më vete, ngritja e mekanizmit “Femicide Watch” për monitorimin dhe analizimin e rasteve, si dhe financim i qëndrueshëm për strehimoret e shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

RrGK kërkon gjithashtu zbatim të plotë të legjislacionit, bashkërendim më të mirë mes institucioneve, vlerësim serioz të rrezikut dhe përgjegjësi nga institucionet përkatëse.

Sipas organizatës, barrën për parandalimin e dhunës nuk duhet ta mbajnë gratë që kërkojnë ndihmë; përgjegjësia u takon institucioneve, mandati i të cilave është t’i mbrojnë ato.


Shtuar më 24.11.2026 16:05

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbethttps://centromedicoflorence.com/cookies-service/betkomextrabetultrabetgrandpashabetTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis siteleriGrandpashabet girişGrandpashabet girişjojobetsahabet girişjojobetqueenbetForum zamparalargrandpashabetjojobetjojobet girişgrandpashabet girişjojobetjojobet girişCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetPadişahbetstarzbetGrandpashabetjojobetjojobetjojobet