Në Kampin Vrelo është zhvilluar ushtrimi i përbashkët “Golden Sabre”, ku EULEX-i, KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë përqendruar te menaxhimi i turmave dhe kontrolli i trazirave.
EULEX-i njoftoi se trajnimi synonte të forconte menaxhimin e rendit publik, të rriste ndërveprueshmërinë dhe të përmirësonte gatishmërinë për reagim të përbashkët.
Të lidhura
None found
Tri institucionet bashkëpunojnë përmes mekanizmit trenivelësh të reagimit për sigurinë në Kosovë, në kuadër të të cilit u mbajt edhe ushtrimi.
Sipas EULEX-it, aktivitete të kësaj natyre ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit e të sigurisë dhe në mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, transmeton Bota sot.





