Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin e kopshtarit Festim Bexhdili, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Trupi gjykues, me relator Genti Shalën, e dënoi Bexhdilin me 25 vjet burgim. Gjykatat e shkallëve më të ulëta e kishin dënuar me burgim të përjetshëm.
Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. U dërgua në kompleksin “Golden” ku dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, por ende nuk është gjetur. Sipas SPAK rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një sasi kokaine në Britaninë e Madhe.
Urdhri për rrëmbimin e Prengës dyshohet se është dhënë nga Dritan Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi, organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Geshtenja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan Rexhepi e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati.
Lajmi në përditësim....








Komente
Komento