Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar me ironi pas vendimit të Partisë Socialiste për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar, duke kritikuar mënyrën se si mund të vijojë përplasja mes palëve.
Në një reagim në rrjetet sociale, Koçeku i është drejtuar drejtpërdrejt Spiropalit, duke parashikuar se pas përjashtimit nga grupi parlamentar mund t’i kërkohet edhe dorëzimi i mandatit të deputetes. Ajo përmend gjithashtu mundësinë e heqjes së imunitetit, nëse Spiropali nuk pranon të dorëzojë mandatin.
“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë ‘dorëzo mandatin!’. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”, shkruan Koçeku në reagimin e saj.
Reagimi vjen pas vendimit të PS-së për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar socialist.