Prezantohet drejtori i ri i Doganave

Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar sot para ekipit të administratës doganore, Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu.
“Një falënderim për Besmir Beja, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian”, tha ministri.
Z. Shehu është jurist dhe ka ushtruar profesionin e avokatit në një studio ligjore nga viti 2012 deri në vitin 2022.
Ai ka drejtuar për rreth katër vjet (nga gushti 2022) strukturën e Antikontrabandës, duke u angazhuar kundër krimit të organizuar dhe informalitetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









