Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, para ekipit të administratës doganore.
Malaj i uroi suksese Shehut në detyrën e re, ndërsa falënderoi Besmir Bejan për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
“Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian”, u shpreh ministri Malaj.
Ndryshimi në drejtimin e Doganave vjen në kuadër të objektivit për modernizimin e administratës doganore, lehtësimin e procedurave tregtare dhe forcimin e përafrimit të saj me standardet europiane.