Skip to content
24 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

TRONDITËSE – Gjendet pas 1 jave e mitura amerikano- shqiptare e larguar nga Shkodra, dyshohet se është abuzuar

ShkodraWeb 24 November, 2026
siluete vajze policia 2026

Një vajzë 13 vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi. Menjëherë forcat e policisë të Shkodrës por edhe të drejtorive të tjera vendore nisën kërkimet për 13 vjeçaren sëbashku me prokurorinë dhe asistencën e forcave të sigurisë të Ambasadës Amerikane.

Pas disa ditë kërkimesh 13 vjeçarja u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, rezulton se ajo është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë.

Deri më tani janë arrestuar të paktën 4 shtetas ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13 vjeçaren. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se e mitura abuzuesit i kanë dhënë para asaj kundrejt marrëdhënies intime.

E mitura u përcoll si çdo ditë nga nëna e saj në një prej shkollave private ku mësonte prej afro 4 vitesh në Shkodër që pas kthimit nga Amerika ku kishin jetuar më përpara.

Atë mëngjes, rreth 2 javë më parë, 13 vjeçarja, gjeti mundësinë që të largohet nga shkolla duke mos u futur fare në mësim. Ajo doli nga koridori i shkollës dhe udhëtoi me autobus drejt Tiranës. Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë.

Në gjithë këto qytete e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm ku një pjesë janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim. Nga hetimet 13 vjeçarja ka lëvizur e vetme herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani sipas hetimeve ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Abuzuesit e kanë njohur rastësisht duke kryer marrëdhënie intime me të.

13 vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social ndërsa rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane.

Babai i 13 vjeçares është një person i dënuar me burg ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda. Sipas burimeve vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim.

Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit. Ajo ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptar të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër.

Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13 vjeçaren ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese.

Ky është një prej rasteve më të rënda sa i përket të miturve me të cilat policia e shtetit, prokuroria e Shkodrës dhe Ministria e Arsimit është përballur vitet e fundit. /BW/

Post navigation

Previous: “Flasim Nesër”, u përjashtua nga grupi parlamentar i PS, reagon për herë të parë Elisa Spiropali…

TË FUNDIT

rama spiropali kuvend 2026

“Flasim Nesër”, u përjashtua nga grupi parlamentar i PS, reagon për herë të parë Elisa Spiropali…

ShkodraWeb 24 November, 2026
full hd.01_40_33_04.Still103

VIDEO – “Dua të luaj”, shumë shpejt qytetit të Shkodrës i shtohet një park publik prej 1.8 hektarësh

ShkodraWeb 24 November, 2026
asllan dogjani spak 2026

SPAK jep pretencën, ish- deputeti i PD- së duhet të dënohet me 1.5 vite burg, i konvertohen në 3 vite sherbim prove

ShkodraWeb 24 November, 2026

TË FUNDIT

  • TRONDITËSE – Gjendet pas 1 jave e mitura amerikano- shqiptare e larguar nga Shkodra, dyshohet se është abuzuar 24 November, 2026
  • “Flasim Nesër”, u përjashtua nga grupi parlamentar i PS, reagon për herë të parë Elisa Spiropali… 24 November, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, shumë shpejt qytetit të Shkodrës i shtohet një park publik prej 1.8 hektarësh 24 November, 2026
  • SPAK jep pretencën, ish- deputeti i PD- së duhet të dënohet me 1.5 vite burg, i konvertohen në 3 vite sherbim prove 24 November, 2026
  • Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS- së, dy deputetë abstenojnë për vendimin… 24 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 24 nëntor 2026… 24 November, 2026
  • EMRAT – Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër cakton trajnerët e Kombëtareve rajonale të moshave… 23 November, 2026
  • VIDEO – Aksion antikanabis në Shkodër, arrestohen 10 persona, kapen 2600 rrënjë dhe 170 kg kanabis 23 November, 2026
  • RAPORTI – Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar problematika të lokalizuara në Qarkun e Shkodrës… 23 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 23 nëntor 2026… 23 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

siluete vajze policia 2026

TRONDITËSE – Gjendet pas 1 jave e mitura amerikano- shqiptare e larguar nga Shkodra, dyshohet se është abuzuar

ShkodraWeb 24 November, 2026
rama spiropali kuvend 2026

“Flasim Nesër”, u përjashtua nga grupi parlamentar i PS, reagon për herë të parë Elisa Spiropali…

ShkodraWeb 24 November, 2026
full hd.01_40_33_04.Still103

VIDEO – “Dua të luaj”, shumë shpejt qytetit të Shkodrës i shtohet një park publik prej 1.8 hektarësh

ShkodraWeb 24 November, 2026
asllan dogjani spak 2026

SPAK jep pretencën, ish- deputeti i PD- së duhet të dënohet me 1.5 vite burg, i konvertohen në 3 vite sherbim prove

ShkodraWeb 24 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.