Gjykata e Lartë ka ndryshuar dënimin për Festim Bexhdilin, i njohur si kopshtari i resortit ku u pa për herë të fundit Jan Prenga, duke e dënuar me 25 vite burgim në vend të burgimit të përjetshëm.
Vendimi u shpall nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Genti Shala, ndërsa lidhet me çështjen e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.
Bexhdili akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë, pasi dyshohet se ka pasur rol në rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, i cili u pa për herë të fundit në resortin ku ai punonte, rreth gjashtë vite më parë.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka ndryshuar masën e dënimit të dhënë nga gjykatat e shkallëve më të ulëta, duke e zëvendësuar burgimin e përjetshëm me 25 vite heqje lirie.


