Nga Boldnews.al
Ajo është në pesëshen e parë të ministrave më jetëgjatë në historinë e shteti shqiptar. E njohur për gafa dhe meme të gatshme sa herë që flet, edhe kësaj radhe Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro nuk ka zhgënjyer nga pritshmëritë.
Në vijimin e propagandës, ajo është ndalur në një postim për një shkollë të re në Vlorë. “Në muajin e flamurit gati shkolla e re që mban emrin “Marigo Posio” në Vlorë, e cila do të mirëpresë me ambiente bashkëkohore, nxënësit dhe mësuesit e saj. Punimet kanë përfunduar, ndërsa po bëhet edhe mobilimi i klasave për të rifilluar mësimin në shkollën e re, ku bashkë me palestrën dhe ambientet e tjera sportive është kthyer në një shkollë në model për fëmijët e Vlorës”, shkruan ajo.
Pikërisht në fotot e publikuara nga ambientet e shkollës janë foto nga palestra e cila gjithçka mund të jetë, por vetëm hapësirë për aktivitete sportive jo, duke mos plotësuar asnjë kusht për t’u quajtur e tillë.
Krejt paralel me tabelën e koshit të basketbollit janë vendosur tri tuba aspirimi që përshkojnë gjithë hapësirën e palestrës. Edhe pse një shkollë krejtësisht e re, Rilindja ka shpikur veten edhe në arkitekturë, duke bashkuar në këtë miks paaftësinë me abuzimin.
Fakti që fotot kanë shkuar si “histori suksesi” deri në duart e ministrres tregon se tashmë ai objeklt është marrë në dorëzim duke u “certifikuar” si punime të përfunduara që presin vetëm arredimin e brendshëm. Ndërsa priten edhe shumë video, foto dhe vizita të zyrtarëve të lartë lokal dhe qëndror për këtë Investim madhor, padyshim që tubat e aspirimit nuk mund të lëvizin më, duke u bërë dekori i përhershëm i palestrës, praktikisht të pashfrytrëzueshme.
Në mungesë të theksuar të fushave sportive të hapura, palestrat e shkollave janë kthyer në oazin e vetëm sportiv në shumë qytete të vendit. Tashmë në Vlorë askush nuk mund të gëzohet që fëmijët të kenë orën e tyre të argëtimit, pasi palestrat praktikisht po shërben vetëm si “mbulesë” e tubave të ajrimit. Freskllëk kudo…. Edhe në mendjen e “halimëve” që “s’dinë këndim” por që drejtojnë ministrinë për arsim.














