Avari në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe njësia Buçimas mbeten pa energji elektrike për dy orë
Qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas janë përfshirë pasditen e sotme nga një ndërprerje e plotë e furnizimit me energji elektrike, sikurse ishte paralajmëruar më herët nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).
Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE-së, stakimi i energjisë është shkaktuar “për shkak të një avarie në nënstacionin elektrik”.
Për të bërë të mundur ndërhyrjen teknike dhe “riparimin e defektit në nënstacionin elektrik”, autoritetet kanë parashikuar që ndërprerja e energjisë të zgjasë për dy orë, konkretisht në fashën orare nga ora 16:00 deri në orën 18:00.
Grupet e punës ndodhen në terren për eliminimin e avarisë dhe rikthimin e furnizimit normal me energji elektrike për abonentët e prekur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



