Presidenti i Galatasaray-t, Dursun Ozbek, ka deklaruar se qeveria izraelite e drejtuar nga Benjamin Netanyahu ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër klubit turk, për shkak të banderolave në mbështetje të popullit palestinez të shpalosura nga tifozët.
“Na është bërë e ditur se qeveria e Netanyahut është ankuar te UEFA për klubin tonë, për shkak të banderolave që tifozët tanë kanë hapur në mbështetje të popullit palestinez”, u shpreh Ozbek.
Tifozët e skuadrës së Stambollit kanë shfaqur në disa raste mesazhe solidariteti me Palestinën dhe kritika ndaj Izraelit. Një prej tyre ishte banderola me mbishkrimin në anglisht “Stop the Genocide”, e shpalosur më 22 tetor, gjatë ndeshjes së Champions League kundër Bodo/Glimt në Stamboll.
Kreu i klubit turk theksoi se Galatasaray nuk do të heshtë përballë vuajtjeve të palestinezëve dhe kërkoi që UEFA të mos ndikohet nga pretendime që, sipas tij, kanë prapavijë politike.
“Do të vazhdojmë të mos heshtim përballë vuajtjeve të popullit palestinez. Shpresojmë që edhe UEFA ta trajtojë këtë çështje me të njëjtën ndjeshmëri dhe të mos i japë rëndësi kësaj ankese, e cila motivohet nga arsye politike”, deklaroi Ozbek, sipas mediave turke.
Ndërkohë, gazetari sportiv turk Cagatay Celik raportoi se çështja e banderolave ishte diskutuar në një mbledhje të UEFA-s të zhvilluar të martën. Sipas tij, drejtuesit e institucionit kanë paralajmëruar se nëse tifozët e Galatasaray-t shpalosin sërish mesazhe në mbështetje të Palestinës gjatë ndeshjes së mbrëmjes kundër Aston Villas, klubi mund të përballet me masa disiplinore.
© SYRI.net
Sinner operohet me sukses në gjurin e djathtë, rikthimi mund të vijë më shpejt nga sa pritej
Nga tragjedia e Srebrenicës tek eliminimi i Italisë, ‘Messi’ i PSV-së kërkon të shkëlqejë në ‘Bernabeu’
Përplasja për finalen e Kupës së Afrikës, Maroku akuzon Senegalin për kontakt me një gjyqtar të CAS-itBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: