Dokumenti/ Qytetarit i ndalohet dalja jashtë vendit për protestën? Ermal Hasimja denoncon: Më shoqëruan në zyrën e “shefit” në Rinas Tirana ka mirëpritur Forumin e WB6 për Promovimin e Investimeve, ku përfaqësues të agjencive të promovimit të investimeve nga gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, partnerë evropianë, diplomatë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare diskutuan mundësitë për rritjen e investimeve dhe konkurrueshmërisë rajonale.
Nën temën “Investing in the Western Balkans: Opportunities, Trends and Competitiveness”, forumi u fokusua te potenciali ekonomik i Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe te mundësitë për prezantimin e rajonit si një destinacion më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë.
Gjatë diskutimeve u evidentuan si sektorë me potencial zhvillimi energjia e rinovueshme, infrastruktura, teknologjia e informacionit, inteligjenca artificiale, turizmi i qëndrueshëm, bujqësia moderne dhe përpunimi ushqimor.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit rajonal, përmirësimit të infrastrukturës dhe transportit, lehtësimit të tregtisë dhe përafrimit me standardet evropiane. Sipas diskutimeve, zhvillimi i këtyre elementeve është i rëndësishëm për të rritur konkurrueshmërinë e rajonit dhe për të tërhequr investime të reja.
Në fokus ishte gjithashtu nevoja për një klimë më të parashikueshme biznesi, institucione efikase dhe mbështetje afatgjatë për investitorët ekzistues, me synim nxitjen e riinvestimeve, zgjerimin e aktiviteteve dhe sjelljen e teknologjive e aftësive të reja në ekonomitë vendase.
Forumi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave mes vendeve të rajonit dhe partnerëve evropianë, si dhe për identifikimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit, me synimin për ta pozicionuar Ballkanin Perëndimor si një hapësirë ekonomike më të integruar dhe konkurruese në tregjet ndërkombëtare.
Top Channel