Sipas një ankete kombëtare të organizatës “Analitika” për vitin 2026, 48.1% e të rriturve në Maqedoni pinë duhan çdo ditë. Hulumtimi, ku morën pjesë 1.065 persona, tregon se kjo shifër është rritur nga 43%, ndërsa duhanpirës është rreth gjysma e popullsisë së rritur.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se, krahasuar me vitin 2020, është shtuar intensiteti i konsumit të duhanit. Mbi një e katërta e duhanpirësve pijnë më shumë se 20 cigare në ditë, ndërsa afërsisht 40 për qind konsumojnë nga 10 deri në 20 cigare.
Të lidhura
None found
Profesori Borce Trenovski, sipas TV24, vlerëson se diskutimi për duhanpirjen duhet të përqendrohet në dy çështje: ndikimin e saj në buxhetet familjare dhe shëndetin, si dhe efektet ekonomike e fiskale që mund të ndihmojnë në forcimin e kësaj fushe.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Kllekovski, foli për ligjin kundër pirjes së duhanit, i cili është bllokuar në procedurat parlamentare. Ai tha se i kushton rëndësi të veçantë ndalimit të shitjes së produkteve të duhanit për të miturit dhe nënvizoi se, sipas raporteve, më shumë se dy të tretat e tyre nuk janë refuzuar kur kanë tentuar të blejnë cigare.








