Një 15-vjeçar ka qëlluar me thikë një punonjës të një fast-food-i në Fier.
Dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta.
Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
I plagosuri është dërguar në spital ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore.












