Një plagosje është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i. Bëhet fjalë për një konflikt për motive të dobëta. I dëmtuari, 30 vjeç, ka marrë dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. 15-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit.