Përfundon në sherr me thika konflikti në Fier, plagoset punonjësi i fast-food-it Gjykata e Lartë ndryshoi dënimin për kopshtarin Festim Bexhdili, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, një ngjarje e ndodhur në 2019 dhe që pas rrëmbimit ende nuk dihet asgjë.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Gjykata e Lartë vendosi 25 vite burgim nga burgimi i përjetshëm që kishin shpallur shkallët më të ulëta të dy gjykatave të posaçme.
Vendimi u shpall nga gjyqtari i lartë Genti Shala pas një odiseje të mëparshme në këtë gjykatë, e cila e kishte rikthyer çështjen, dhe në Apelin e Posaçëm dy prokurorët e SPAK-ut u ndanë gjatë konkluzioneve në mënyrë të paprecedentë, pasi njëri kërkoi burgim të përjetshëm dhe tjetri 20 vjet burg.
Nga rrëmbimi i Jan Prengës që ndodhi sipas prokurorisë për shkak të vjedhjes së një sasie kokaine në Angli, nuk dihet asgjë për fatin e tij. Pamjet e sigurisë tregojnë se Prenga u dërgua në një resort në zonën e Shijakut, i cili më pas u sekuestrua dhe po me kërkesë të SPAK-ut u hoq nga bllokimi.
Ndërkohë që pamjet tregojnë kopshtarin të angazhohet gjatë largimit të trupit që dyshohet se është i Prengës, por që me gjithë kërkimet, nuk u gjet asnjëherë.
SPAK-u pretendon se ka zbërthyer komunikime të tjera mes të kërkuarit Altin Hajri, pronar i resortit, dhe të dyshuarve të tjerë, ndër ta Gramoz Rexhepi dhe Gentian Funiqi, për llogari të të cilëve u krye rrëmbimi në Shqipëri.
Top Channel