Qyteti i Pogradecit dhe Njësia Administrative Buçimas kanë mbetur pa energji elektrike, pas një avarie të regjistruar në nënstacionin elektrik. Ndërprerja e energjisë ishte paralajmëruar më herët nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), i cili njoftoi se shkëputja do të bëhej për shkak të një defekti në nënstacion, me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme. Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja ishte parashikuar të zgjaste nga ora 16:00 deri në orën 18:00, duke përfshirë të gjithë qytetin e Pogradecit dhe Njësinë Administrative Buçimas.