Policia ka reaguar në lidhje me sherrin e ndodhur në Fier ku 29-vjeçari, Bexhet Myftari ka mbetur i plagosur me thikë. Policia ka identifikuar si autor të dyshuar një 17-vjeçar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është kapur.
Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku janë përfshirë në konflikt shtetasit me inicialet B. M., 29 vjeç, dhe G. A., 17 vjeç.
Gjatë përplasjes, i mituri dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, duke plagosur 29-vjeçarin, për t’u larguar më pas nga vendi i ngjarjes.
I dëmtuari është dërguar në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, ndërsa shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 17-vjeçarit.














