Nga Bajram Peçi
Për Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë dhe qytetarët e saj bëhet fjalë! Është qyteti mikpritës, më 25 dhe 26 nëntor 2026, i edicionin të dytë të Konferencës së Investimeve BE–Ballkani Perëndimor.
Tri ditë më tej pasojnë dy nga festat e mëdha shqiptare, 28 Nëntori që festohet prej 114 vjetësh dhe 29 Nëntori që festohet prej 82 vjetësh. Në ndryshim nga paraardhëset këto ditë të shënuara e gjejnë Tiranën jo vetëm të pazbukuruar me flamujt kombëtar, pa atmosferë festive, por edhe të rrënuar.
Gjithçka që ndodhej e thyeshme dhe e djegshme në rrugët parësore të qytetit, u thyen, ju vu flaka. Bandat e Berishës dhe personazhit kadarejan, qorrogllysë, u stërvitën nën flakët e kazanëve të mbetjeve dhe u formësuan në egërsi nën thirrjet e kreut të klanit për shkatërrimin e pronës publike. Ju faturuan fillimisht aktet barbare studentëve, por me kohë, kur mes tyre nuk dalloi kush ndonjë vijë ndarëse, por shquheshin militantët e Partisë Demokratike, u qartësua se kishim të bënim me përpjekje të kota për marrje pushteti, që i mvishet sa naivitetit të ndjekësve aq dhe arrogancës së Berishës e lolove që e rrethojnë.
Asnjëherë nuk u gjetën kufij ndarës mes studentëve të vërtetë dhe atyre të rremë. Kjo për shkak të strategjisë së qëllimtë të PD-së për t’u vjedhur atë vlerë që atyre u mungonte: të quheshin protesta studentore (një vlerë morale kjo, që PD nuk e ka) ndërsa dhuna të vinte prej barbarëve të armatosur, por jo të pashpërblyer për aktet!
Sa u mbrojt qyteti nga dëmtimet? I ndërgjegjshëm se policia nuk ka bërë pak, ka sakrifikuar, ka marrë plagë, është gjakosur, por këto nuk kanë mjaftuar sa kohë u lejuan bandat të thyejnë semaforët dhe shkatërrojnë ndriçimin rrugor, sa kohë u lejua humbja e funksioneve të rregullimit e vetërregullimit të lëvizjeve këmbësorë-automjete, ndërkohë që bëhet për çdo ditë edhe më e rrezikshme. Fëmijë që shkojnë në shkollë, nëna, motra, pleq, që u duhet të jetojnë, punojnë e shkollohen, duhen shoqëruar patjetër për kalimin e rrugëve pa rregull.
Te Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor në Tiranë shoh në të njëjtën kohë atë njohje ndërkombëtare të një Tirane që është njëherësh tërësisht europiane dhe shihet si subjekt besnik i Europës së Bashkuar. Konferenca do mblidhet diku në një sallë, ku delegatëve nuk do ju jepet mundësia as të sheqitin dhe as të njohin përdhosjen që i bënë qytetit barbarët!? I hoqën aftësinë tërheqëse të një qyteti gjithmonë e më shumë kozmopolit, sheshet dhe rrugët e të të cilit gëlonin prej mbushjes me turistë nga gjithë vendet e botës.
Po të isha përgjegjës për organizimin, do i jepja kohën kryeministrit Rama që të lëvizte në këmbë ndonjë 100 metra, me shumë syresh delegatë prej tyre, që të shihnin se si i kanë shkulur gurët e trotuareve në të dy anët e korsisë rrugore të bulevardit. Do duhej të bëhej kjo që të merrnin guximin për të mos i mbuluar veprimet banditeske nën të drejtat e protestave qytetare; të përballeshin me dy botët që sundojnë Shqipërinë, që më së shumti nuk vjen prej dallimeve ideologjike, akoma më pak ekonomike, sesa asaj klanore. Ushtrimi i barbarisë shqiptare ndaj qytetit është pasojë e shfaqjes edhe e besnikërisë klanore, edhe e pagesave, ku funksionon një rrjet milionerësh të krijuar nga Berisha gjatë pushtetit të tij, ku përmes vjedhjes së pronës publike e korrupsionit si gjyqtarë, prokurorë, tatimorë, doganorë e zyrtarë policie, të cilët janë sot sponsorë të protestave.
Qyteti Tiranës, nga joshës i turizmit dhe migrimit, ngase e katandisën kështu, zhytet në errësirë prej orës 16.30-17. Elita qytetare, paraja dhe puna, që në Tiranë janë shumë të dukshme sepse këtu zhvillohet një botë tregtare, laike dhe shumë e ndryshme nga qytete, madje dhe fqinje, qeverisja, organet e rendit do ua kishin borxh njerëzve që të ndiheshin të mbrojtur. Përkundrazi: ndihen shumë pak të mbrojtur! Siç është bërë e ditur, Senati francez miratoi më 20 nëntor 2026 një ligj të ri që prezumon ligjshmërinë e përdorimit të armëve të zjarrit nga policia dhe xhandarmëria gjatë detyrës, përveç rasteve kur ka prova të kundërta. Dobishmëria shoqërore është ajo që e ka miratuar ligjin me 2/3 e anëtarëve.
Franca nuk është se i ka vuajtur më shumë dhunën e protestave. Në mesin e më të spikaturave shquan djegia e Bashkisë së qytetit Limozhit, që u shkatërrua rëndë nga një zjarr i qëllimshëm më 17 tetor 2026, gjatë trazirave dhe protestave. Kjo ngjarje shkaktoi tronditje të madhe në Francë. Në Tiranë u orvatën të djegin një mori institucionesh, përfshi dhe gjykata. Ndërsa Partia Demokratike mbante veshët hapur se mos vritej prej tyre ndokush, që të ngazëllonte gjendjen, syri i dëmtuar i një protestuesi u bë lajm ndërkombëtar. Nga fondi i pensioneve (besoj…!?) ju përcollën Ministrisë së Shëndetësisë për disa udhëtime e kurime të syrit në Itali. Policëve, që përmes ekspeditave ndëshkuese që ndërmerrnin çdo natë u vunë flakën dhe u dërmuan eshtrat me gurë, çi….mën!
Ky fakt, që ndonëse Tiranës ju shkatërrua jeta, por askush nuk pësoi dëmtime, pa jo më t’u merrte jetën, siç ua mori i dyshuari Sali vite më parë, provon vërtetë se gjithmonë e më shumë pushteti i Partisë Socialiste mban një qendrim të distancuar nga ushtrimi i dhunës. Edhe përdorimi i plumbave të gomës, tashmë objekt hetimi nga prokuroria dhe Avokati i Popullit, nuk i mbrojti qytetarët nga dëmtimi rëndë i jetës së përditshme! Ndëesa qytetarët ndjehen të pambrojtur, barbarët dhe barbarizmat janë të tej fortifikuar nga mbrojtja sa ligjore aq dhe gjyqësore!? Askush nga vjedhësit e disa qindra qyqaneve, dëmtime biznesesh, zjarrvënësish dhe plagosje të policëve nuk është i dënuar deri tani!
Ka ndonjë një javë që horra të ekstremit islam, këtej dhe andej kufirit, kundërshtarë dhe armiq të Shqipërisë, po bëjnë thirrje për t’i bërë Tiranës, më 28 Nëntor, më të keqen: ….ta djegin! Këtij organizimi i është bashkangjitur Sali Berisha. U thonë shqiptarëve se nuk e kanë me Shqipërinë, por me Edi Ramën, e djegim Shqipërinë se Rama nuk na e jep pushtetin në tavolinë. Këtyre u duhet përgjigjur me atë ligjin e Senatit të Francës, dhunës me dhunë. Në mos, populli do zgjedhë vetë se si do mbrohet, ashtu siç u mbrojt nga bandat e shtetit të dështuar të Sali Berishës!










