E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Plakja është proces natyral”, diskutime në studio, si mund të dobësohemi në mënyrë të shëndetshme

Trupi i bukur është togfjalëshi që dëgjojmë më shpesh, jo vetëm nga moshat e reja, por edhe ato më të mëdha, të cilat kërkojnë ndërhyrje për të eliminuar procesin e plakjes.

Nutricionistja Olta Qose nga studio e “Takohemi n’Vizion” apeloi në kryerjen e aktivitetit fizik dhe konsumimin e ushqimit të shëndetshëm.

“Për ata që e nisin palestër për të bërë trup e jo për shëndetin, duhet të shkojnë një herë tek psikologu. Plakja është proces natyral dhe nuk e shmang dot. Duhet fillimisht një trajtim psikologjik e të dalin një herë para pasqyrës. Vajza me BMI21 që duan të dobësohen apo zonja që në moshë më thonë si t’ia bëj krahve apo barkut. Dhjami normal nuk është problem, dhjami i tepërt po”, tha nutricionistja.

Por mjeku estetist Robert Renxa, tha se ka gjetur një mënyrë alternative për tu dobësuar. Ai tha se aktivitetin fizik e ka të pamundur ta bëjë, për shkak të një aksidenti që ka pësuar.

Reklamë

“Arrita që të dal jashtë përmasave të trupit dhe mora peshë. Metabolizmi mbas 30 vjeç bie dhe unë isha bërë pasiv komplet. Saxenda nuk ka të vjella, humbje të matriksit dhjamor dhe ishte për mua një medikament mrekullibërës. Saxenda është mdeikament që mund të përdoret edhe nga të mitur që janë obez, mbi 10 vjeç dhe duhet bërë ditë për ditë. Rënia në peshë është më e avashtë.

Ozempik të heq disa dëshira të çuditshme. Mua më hoqi dëshirën për të pirë alkool. Unë nuk bëj dot aktivitet fizik për shkak të një aksidenti që kam patur disa vite më parë”, tha Renxa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.