Zyrtare/ Kupa e Amerikës 2028 rikthehet në SHBA, Argjentina do të mbrojë kurorën në një turne me 16 kombëtare Pas 13 javësh kampionat, Holanda regjistron një situatë të paprecedentë: shtatë ekipet e para në renditje janë vetëm nga një pikë larg njëra-tjetrës, duke e kthyer garën për titullin në një betejë të paparashikueshme.
Kampionati holandez po dhuron një nga sezonet më emocionuese të viteve të fundit. Pas 13 javësh, gara për kreun e Eredivisie është jashtëzakonisht e ngushtë, me shtatë skuadrat e para të ndara nga vetëm gjashtë pikë.
Për herë të parë në historinë e kompeticionit, diferenca mes secilës prej shtatë skuadrave të para është vetëm një pikë. Një situatë e pazakontë, që e bën çdo ndeshje vendimtare në luftën për titullin kampion.
PSV Eindhoven kryeson renditjen me 29 pikë, por nuk ka mundësi të krijojë shkëputje, pasi Ajax e ndjek nga shumë pranë me 28 pikë. Në vendin e tretë pozicionohet Twente me 27 pikë, ndërsa AZ Alkmaar mban vendin e katërt me 26.
Pas tyre vjen Feyenoord me 25 pikë, i ndjekur nga Heerenveen me 24 dhe Fortuna Sittard, që mbyll shtatë vendet e para me 23 pikë. Pra, shtatë skuadra, shtatë pozicione dhe vetëm gjashtë pikë diferencë. Një ekuilibër i jashtëzakonshëm që paralajmëron një vazhdim kampionati plot rivalitet, ku një fitore apo humbje mund të ndryshojë ndjeshëm renditjen. PSV është aktualisht në krye, por ndjekësit janë aq pranë saqë asnjë gabim nuk mund të përballohet pa pasoja.
Top Channel