Ka nisur protesta e 178-të para Kryeministrisë, ku qytetarë janë mbledhur për të kundërshtuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit janë pozicionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa pritet që gjatë tubimit të mbahen fjalime dhe të përcillen mesazhe kundër qeverisë.
Protesta vjen në vijim të tubimeve të përditshme të zhvilluara prej javësh në kryeqytet, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kundërshtimin e qeverisjes së tij.













