Sport

Ambasadori Eric Wendt takim me kreun e SPAK Klodian Braho dhe BKH-së Joni Keta

Brenda dy muajsh nga marrja e detyrës, ambasadori amerikan Eric Wendt u rikthye sërish në SPAK.

Dhe sërish takimi i diplomatit amerikan në Tiranë ishte me kryeprokurorin e SPAK-ut, Klodian Braho, dhe drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët në ambasadë, diplomati Eric Wendt dha sërish mesazhet e tij në bisedën me kryeprokurorin e SPAK-ut, që përfshinin si kryefjalë mbështetjen amerikane për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, që janë dy nga shtyllat e kompetencave të SPAK-ut.

SPAK-u e ruajti sekretin për këtë takim, duke mos zbuluar të dhëna se çfarë u bisedua, ndërsa edhe më herët ambasadori Wendt përcolli prioritetet, sikurse janë hetimi i krimit transnacional dhe goditja e grupeve të drogës.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.