Sport

70 milionë euro për Endrick/ Milan, gati të hidhet në sulm, por Reali i Madridit ka një kërkesë tjetër

Milani po kërkon me vendosmëri Endrick dhe po përgatit një ofensivë konkrete për të sjellë brazilianin në Serie A që në merkaton e muajit janar.

Pasi bëri një tentativë të parë verën e kaluar, drejtuesit e klubit kuqezi kanë intensifikuar kontaktet si me Realin e Madridit ashtu edhe me agjentin e futbollistit 20 vjeçar duke e informuar për vullnetin e Milanit për ta blerë atë përfundimisht, ndërkohë që Roma për momentin rri në pritje.

Cilat janë shifrat e ofertës?

Sipas Cadena Ser dhe TNT Sports Brazil, Milani është gati të ofrojë një shifër totale prej 70 milionë eurosh, 60 milionë euro si vlerë fikse dhe 10 milionë në formën e bonuseve të caktuar. Përsa i përket pagës, kuqezinjtë janë gati t’i ofrojnë një shifër më të lartë se ajo që Endrick përfiton aktualisht, 3.2 milionë euro në sezon.

Cilat janë kushtet e Realit të Madridit?

Nga ana e tij, presidenti Florentino Perez nuk dëshiron të humbasë krejtësisht kontrollin mbi të ardhmen e talentit brazilian. Kërkesa e Realit të Madridit parashikon përfshirjen e një klauzole për riblerjen e kartonit të futbollistit për shifrën e 80-85 milionë euro e vlefshme për dy vjet e shoqëruar  nga një e drejtë e parablerjes në rast se klube të tjerë bëjnë oferta për të në të ardhmen

Përse Jose Mourinho frenon largimin e Endrick në janar?

Pengesa kryesore në këtë çështje mbetet Jose Mourinho që e sheh Endrick si një element të rëndësishëm në rotacionet sulmuese të Realit të Madridit duke vlerësuar në mënyrë të veçantë intesitetin dhe sjelljen e shfaqur gjatë seancave stërvitore dhe nuk ka ndërmend të privohet prej tij gjatë sezonit pa pasur në dispozicion një zëvendësues në lartësinë e duhur. Por Endrick ka filluar të shqetësohet për aktivizimin e pakët,  pasi bëhet fjalë edhe për kombëtaren braziliane me 20 vjeçarin që nuk dëshiron që të mbetet jashtë saj dhe në ditët në vazhdim, përfaqësuesit e tij që do të mbërrijnë në Madrid për të diskutuar situatën e futbollistit me drejtuesit e klubit madrilen.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.