Rei Manaj ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij te Sivaspori. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka zyrtarizuar ndërprerjen e kontratës me klubin turk, duke bërë të ditur se shkak për këtë vendim janë bërë detyrimet financiare të papërmbushura ndaj tij.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Manaj ka shpjeguar se kishte pritur për një kohë të gjatë që situata të zgjidhej, por pavarësisht paralajmërimeve dhe mundësive të shumta që i kishte dhënë klubit, pagesat nuk u kryen dhe premtimet nuk u mbajtën.
Sulmuesi shqiptar theksoi se ishte transferuar te Sivaspori me synimin për të ndihmuar skuadrën të rikthehej në elitën e futbollit turk, por projekti për të cilin kishte firmosur nuk mori kurrë formën e dëshiruar.
“Pas një periudhe të gjatë durimi, u detyrova të marr një nga vendimet më të vështira të karrierës sime: të ndërpres kontratën me Sivasporin”, shkroi Manaj.
Ai zbuloi gjithashtu se në disa raste i kishte kërkuar zyrtarisht klubit të përmbushte detyrimet brenda një afati 15-ditor, duke shpresuar se palët do të gjenin një zgjidhje. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.
“Gjithmonë zgjodha t’i jepja klubit një mundësi tjetër, por durimi im nuk u respektua”, theksoi futbollisti kuqezi.
Pavarësisht mënyrës se si u mbyll kjo eksperiencë, Manaj nuk i kurseu fjalët e mirënjohjes për tifozët e Sivasporit, duke nënvizuar se mbështetja dhe dashuria e tyre do të mbeten gjithmonë të veçanta për të.
Sulmuesi u shpreh se klubi turk do të ketë gjithmonë një vend në zemrën e tij, ndërsa premtoi se do të vazhdojë ta mbështesë, edhe pse rrugët e tyre tashmë janë ndarë.

© SYRI.net
Trump zyrtarizon SHBA-në si organizatore të Botërorit të femrave 2031
Alarm te Milani, dëmtohet Luka Modric: rrezikon dy ndeshjet e radhës
Delegacioni i UEFA-s viziton Kosovën, stadiumi nacional dhe infrastruktura në qendër të diskutimeveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: