Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi mbrëmjen e sotme se qytetarët kanë përballë një bandë qeverisëse që bën ligje për bandat.
I ftuar në News 24, Lapaj kritikoi edhe mburrjen e Ramës me buxhetin e vitit 2027, 10 mld lekë. Sipas tij ekonomia ka dështuar, pasi një buxhet 10 mld e ka dhe Malta që është si sipërfaqe sa ¼ e Tiranës.
Lapaj: Bandë përmes ligjeve të bëra nga bandat na dikton një realitet që nuk është normal. Këtu kemi përballë një bandë. Herët ose vonë për një muaj ose dy javë, për 6 muaj apo 1 vit. Qytetarët përballë bandës do fitojnë.
Populli përballë autokracisë mund të vuajë, dëmtohet. Por në fund triumfon. Kjo do ndodhë edhe në Shqipëri. Në fund do triumfojë Shqipëria. Çdo reagim kundër kësaj bande ka ndikuar, çdo kontribut i çdo qytetari që ka ngritur zërin, që ka folur në studiot televizive ka ndikuar që të dal e vërteta lakuriq.
Nuk ka shqiptarë që nuk e di të vërtetën. Partitë janë të vdekshme, kanë afat. Partitë lindin zhvillohen, pastaj bien. Partitë aktuale në Shqipëri e kanë pasur mundësi të qeverisin. Dhe kanë prodhuar një realitet të dështuar. Kemi dështuar në aspektin social sepse në 92 kishim 85 mijë lindje, sot kemi 23 mijë.
Sot jemi një ekonomi e dështuar. E kemi buxhetin e shtetit, mburrej 10 mld buxhet historik me kë flet. E dini sa e ka buxhetin Malta? Sa ¼ e Tiranës. Malta është afërsisht sa ¼ e Tiranës e ka buxhetin 10 mld euro. Ke Qipron, gjysma në autoritetin e Qipros greke, e ka buxhetin 11 mld euro dhe ka popullsi shumë më të vogël. Ky vend duhet ta kishte buxhetin 25 mld. Jemi ekonomi e dështuar. Këta shesin për sukses mjerimin. Kjo klasë politike duhet të ikë. Këto parti politike nuk përfaqësojnë më.












