Me pranga në duar, flet ish-vjehrra e Arlinda Zekajt: Djali e ka kry, unë s’jam fajtore
Nurije Sylaj, ish-vjehrra e të ndjerës, Arlinda Zekaj, ka dal nga gjykata me pranga në duar.
Nurije Syla u shoqërua nga policia, pas përfundimit të procedurave gjyqësore.
Për IndeksOnline, ajo ka thënë shkurtimisht: “Ndihna kush është fajtor, unë jo. Djali e ka kry.”
Kujtojmë se ish-vjehrra e Arlindës dyshohet se ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, ishte e pranishme kur ajo po goditej me sëpatë.
Prokuroria, në kërkesën e cakimit të masës së paraburgimit, thotë se ish-vjehrra e Arlinda Zekajt ka ndihmuar në përgatitjen dhe lehtësimin e vrasjes së saj, duke e fotografuar dhe incizuar vazhdimisht viktimën, si dhe duke përcjellë lëvizjet e saj.
Sipas dyshimeve të Prokurorisë, ajo ishte e pranishme edhe në shtëpi në momentin kur Arlinda po sulmohej me sëpatë, por nuk kishte ndërhyrë për ta ndaluar sulmin.
Për ish-vjehrrën e viktimës, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.















