FC Prishtina blindon dy talentet e saj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti rinovojnë deri në vitin 2030

FC Prishtina ka vazhduar strategjinë e saj për të ruajtur dhe zhvilluar talentet e reja, duke rinovuar kontratat me dy futbollistët e rinj, Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti, të cilët do të jenë pjesë e skuadrës bardhekaltër deri në vitin 2030.
Klubi kryeqytetas ka vendosur t’i shpërblejë të dy futbollistët me marrëveshje të reja, si vlerësim për potencialin, paraqitjet dhe kontributin e tyre me fanellën e Prishtinës.
Ahmeti dhe Mehmeti konsiderohen si dy prej talenteve që mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhmen e klubit.
Përveç angazhimit me skuadrën e parë, të dy janë pjesë edhe e Kombëtares së Kosovës në grupmosha te U19 dhe U21.
Vazhdimi i kontratave deri në vitin 2030 është një dëshmi e besimit që FC Prishtina ka te potenciali i tyre dhe një sinjal se klubi synon të ndërtojë të ardhmen duke u mbështetur edhe te futbollistët e rinj.
Përmes këtyre rinovimeve, Prishtina siguron vazhdimësinë me dy lojtarë që përfaqësojnë një investim për të ardhmen, si në nivelin e klubit, ashtu edhe në futbollin kosovar. /Telegrafi/







































