Policia ka arrestuar 17-vjeçarin e dyshuar për plagosjen me thikë të 29-vjeçari, Bexhet Myftari, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.
Pas konfliktit mes dy personave, i mituri dyshohet se ka goditur me mjet prerës 29-vjeçarin e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.













