E martë, 24 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Oerd Bylykbashi jep dorëheqjen nga drejtimi politik i qarkut të Durrësit

Oerd Bylykbashi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit politik të PD për qarkun e Durrësit.

Bylykbashi i ka paraqitur pak ditë më parë dorëheqjen kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe sot e njoftoi publikisht vendimin gjatë foltorës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës në Durrës.

Mesazhi i Bylykbashit në këtë takim ishte që rruga e Partisë Demokratike drejt fitores kalon nga parimet dhe morali. Asnjë kompromis me moralin dhe parimet, bëri apel Bylykbashi.

“Unë dëshiroj t’ju falenderoj te gjithëve ju miq, bashkëpunëtorë, anëtarë, qëndrestarë të PD që në gjithë këto vite kemi qëndruar e kemi rezistuar fort. 

Reklamë

Unë në këtë fjalë që kam sot, dëshiroj t’ju falenderoj se kjo është hera e fundit që unë ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit, pasi ia kam dorëzuar këtë detyrë rreth një javë më parë kryetarit të partisë. Sepse mendoj që vetëm në këtë formë ne mund të çojmë përpara përtëritjen e shumëfishimin e forcave tona; marrim një detyrë e çojmë përpara, më pas vjen dikush tjetër e bën. Dhe unë i uroj kujtdo që do e marrë këtë detyrë ta çojë PD drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara.

Kemi vetëm një rrugë! Rruga jonë kalon përmes moralit dhe parimeve. Ne mund të bëjmë çdolloj kompromisi, por kompromis me moralin dhe parimet s’duhet të ketë!

Në 19 vite që kam punuar me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga ato leksione të jashtëzakonshme që unë kam marrë ka qenë; qëndroji parimeve pa lëkundje! Dhe në duhet t’u qëndrojmë këtyre parimeve deri në fund, sepse vetëm ato na cojnë më kokën lart drejt fitores. Asnjë kompromis me parimet dhe moralin!

Nëse ka diçka që ne nuk e kemi bërë në gjithë këto vite edhe kur presioni ka qenë i jashtëzakonshëm mbi të gjithë ju; presion nga krimi i organizuar në këtë qytet. Ne jemi përballur në zgjedhjet e kaluara në këtë qytet me Kryeministrin, me bashkinë e dytë më të fuqishme në republikë, me një koordinator si Ergys Agasi, që tashmë të gjithë e dinë që është një nga elementët thelbësorë të krimit të organizuar në funksion të regjimit të Edi Ramës dhe me një nga kartelet më të mëdha kriminale në vend; në të gjithë nuk bëmë kompromis, u përpoqëm dhe dhamë atë rezultat.

Jam i sigurt që vetëm në këtë mënyrë, duke mos bërë kompromis me krimin, ne do të vazhdojmë të kemi fytyrën dhe moralin për  tu dalë përpara durrsakëve, për tu dhënë një ofertë të jashtëzakonshme e për të fituar,” deklaroi Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi ka qenë drejtues politik për qarkun e Durrësit në zgjedhjet lokale të vitit 2023, kur Partia Demokratike garoi pa emrin e kryetarit të saj, pa siglën e PD e pa komisionerë; pasi KQZ ia njohu ato Enkelejd Alibeajt.

Bylykbashi ka mbajtur pozicionin e drejtuesit politik edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 kur PD edhe pse humbi, ruajti rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021, dhe mori 6 deputetë përballë 8 deputetëve të PS.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.