SHBA organizon për herë të tretë Kupën e Amerikës në vitin 2028

24 Nëntor 2026 | 19:13

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë pritëse të Kupës së Amerikës për edicionin e vitit 2028, për të dytën herë radhazi. Lajmi është konfirmuar nga CONMEBOL dhe CONCACAF.

Edicioni i 49-të i turneut do të zhvillohet nga 9 qershori deri më 9 korrik 2028, me pjesëmarrjen e 16 kombëtareve, përfshirë 10 përfaqësueset e Amerikës së Jugut dhe gjashtë të Amerikës së Veriut dhe Qendrore.

Gjashtë ekipet e CONCACAF do të sigurojnë kualifikimin përmes Kupës së Artë 2027.

Kjo do të jetë hera e tretë që SHBA organizon këtë kompeticion, pas edicioneve të vitit 2016 dhe 2024. Në turneun e fundit triumfoi Argjentina, e cila mposhti Kolumbinë 1-0 në finale pas kohës shtesë.

Detajet për qytetet pritëse, stadiumet dhe kalendarin e ndeshjeve do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy dëmtime në një ndeshje, Ismajli rrezikon të mos luajë më në vitin 2026

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, rrezikon ta mbyllë para kohe vitin futbollistik 2026, pas dy dëmtimeve të pësuara në ndeshjen e fundit të Torinos...
18:12 | 24/11/2026

Rey Manaj ndërpret kontratën me Sivassporin: Nuk përmbushën detyrimet financiare dhe premtimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me klubin turk Sivasspor. Përmes një deklarate të publikuar në një story në profilin...
17:47 | 24/11/2026

Boksieri humbet titullin botëror sepse harroi të bënte testin e gjinisë

Një test i humbur pa dashje rezultoi në skualifikimin e një 18-vjeçari nga gara në kampionatin botëror të boksit. George Francis udhëtoi nga Anglia në...
17:36 | 24/11/2026