Një rajon, gjashtë vende, ekonomitë e rajonit në kërkim të investimeve më afatgjata dhe cilësore
Potenciali i Ballkanit Perëndimor shkon përtej tregjeve kombëtare, duke krijuar mundësi për një hapësirë ekonomike më të integruar, me akses në tregjet evropiane, fuqi punëtore gjithnjë e më të kualifikuar dhe bashkëpunim në zinxhirët rajonalë e evropianë të vlerës.
“Si agjenci për promovimin e investimeve, përgjegjësia jonë nuk është thjesht të tërheqim vëmendjen. Ajo është edhe që interesin ta kthejmë në vendimmarrje, vendimet në projekte dhe projektet në vlera të qëndrueshme ekonomike. Prandaj shpresoj që diskutimi i sotëm të jetë i hapur dhe praktik. Le ta sfidojmë veten, të ndajmë përvojat tona dhe mbi të gjitha të identifikojmë se çfarë mund të bëjmë më mirë. Si institucione ashtu edhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Ardhmja e rajonit tonë nuk do të përcaktohet nga potenciali që zotërojmë, por edhe nga aftësia jonë për të arritur rezultate konkrete”
Ishte ky një nga mesazhet kryesore të Forumit për Promovimin e Investimeve, ku gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor prezantuan potencialin e tyre
“Ky rajon ka një interes të madh për të tërhequr biznese nga Bashkimi Europian dhe synon gjithashtu ta bëjmë mjedisin e biznesit sa më tërheqës për investimet e reja.”
“Duhet ta kthejmë interesin e përbashkët në investime konkrete. Rritja e konkurrueshmërisë nuk duhet të jetë një proces i izoluar në secilin vend, sepse ne jemi më të fortë kur bashkëpunojmë dhe kur vendet tona veprojnë së bashku për të rritur konkurrueshmërinë e rajonit.
Gjashtë agjencitë e promovimit të investimeve prezantuan avantazhet dhe sektorët me potencial zhvillimi në ekonomitë e tyre.
Gjithashtu në fokus ishte edhe përshtatja me hartën globale të investimeve dhe ndryshimet në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



