Lajmi i fundit

LIVE/ PD zhvillon foltoten e 'Ripërtëritjes' në Durrës

178 ditë protestë kundër Ramës/ Policia i shtyn me forcë, qytetarët thirrje mbarëkombëtare për në 28 nëntor

178 ditë protestë kundër Ramës/ Policia i shtyn me forcë, qytetarët thirrje mbarëkombëtare për në 28 nëntor

19:15, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare në Tiranë vijon prej 178 ditësh, me pjesëmarrësit që mbeten të vendosur në kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe forcave të policisë, të cilat ndërhynë duke i shtyrë qytetarët drejt trotuarit përballë selisë së Kuvendit, me qëllim lirimin e rrugës.

Pavarësisht se protesta po zhvillohej në mënyrë paqësore, efektivët përdorën forcë për të larguar protestuesit nga bulevardi dhe për të mos lejuar vijimin e tubimit në rrugë.

Qytetarët deklarojnë se nuk do të heqin dorë nga kauza e tyre dhe se do ta vazhdojnë reagimin deri në realizimin e kërkesave.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha qytetet e vendit që t'i bashkohen protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, me synimin për të shndërruar revoltën qytetare në një reagim mbarëkombëtar kundër qeverisë.

"Nuk ndalemi deri në largimin e Ramës", është mesazhi i përcjellë nga protestuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco