Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ka deklaruar se sulmet ndaj një anijeje luftarake ruse dhe një anijeje tregtare në ujërat libiane fundjavën e kaluar ishin një akt legjitim vetëmbrojtjeje. Ministri deklaroi se si anijet luftarake ruse ashtu edhe anijet tregtare që transportojnë pajisje ushtarake janë objektiva legjitime dhe e drejta e Ukrainës për vetëmbrojtje. Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë dënoi ditën e hënë operacionin ushtarak ukrainas që fundosi korvetën ruse të luftës Mercury në portin lindor të Bengazit, duke thënë se Libia nuk do të pranojë të përfshihet në konfliktin ruso-ukrainas. Bengazi kontrollohet nga Ushtria Kombëtare Libiane. “Ukraina nuk po e ‘zvarrit’ askënd në luftë dhe as nuk po e ‘zhvendos’ luftën askund”, tha ministri ukrainas.