Një helikopter ushtarak i Forcave Ajrore Turke është rrëzuar pasditen e së martës në Eskishehir, gjatë një fluturimi stërvitor. Autoritetet kanë konfirmuar aksidentin, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë operacionet në vendngjarje.
Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se bëhet fjalë për një helikopter të tipit AS-532, i cili ishte nisur nga Eskishehiri për një mision stërvitor, por u rrëzua gjatë fluturimit.
“Helikopteri ynë i Forcave Ajrore AS-532, i cili u nis nga Eskishehiri për qëllime stërvitjeje, pësoi një aksident. Mbetjet e helikopterit tonë janë gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Në zonën e aksidentit janë angazhuar disa ekipe shpëtimi, të cilat po punojnë për të përcaktuar fatin e personave që ndodheshin në bord dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Deri në njoftimin e autoriteteve, nuk janë bërë të ditura të dhëna për viktima apo të plagosur.
#SONDAKİKA Eskişehir’in Tepebaşı ilçesinde askeri helikopterin düştüğü bölgede ekiplerin çalışmaları sürüyor. https://t.co/jQEdrNTfAy
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) November 24, 2026

