Edhe katër persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt. Në mesin e tyre janë edhe ish-vjehrra Nurije Syla dhe ish-kunati Driton Sylaj të cilët janë ndaluar për 48 orë për ndihmë në vrasje. Dy personat e tjerë të arrestuar dyshohen për ndihmë pas kryerjes së vrasjes, pasi asistuan Albert Sylajn, ish-kunatit në shmangie nga autoritetet pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Në po të njëjtën ditën kur është marrë vendimi për zgjerimin e hetimeve, ish-bashkëshorti i 49 vjeçares, Jeton Sylaj doli para gjykatës për seancën fillestare në rastin e kanosjes ndaj saj. Senaca u shty, sipas avokatit Besnik Berisha, pasi prokuroria kishte cilësuar Arlinda Zekajn si viktimë jo të ndjeshme, me çka ai nuk ishte pajtuar.