Pesë ushtarë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak të tipit AS-532, pasditen e së martës, në Eskisehir të Turqisë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare, e cila bëri të ditur se në bordin e helikopterit ndodheshin pesë ushtarakë në momentin e aksidentit.

Helikopteri i Forcave Ajrore ishte nisur nga Eskisehiri për një fluturim stërvitor, por pësoi një aksident, duke përfunduar i rrëzuar.

Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet turke njoftuan se kishin lokalizuar rrënojat e helikopterit dhe kishin nisur operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Helikopteri ynë i Forcave Ajrore AS-532, i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime stërvitjeje, pësoi një aksident. Mbetjet e helikopterit tonë janë gjetur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë”, thuhej në njoftimin paraprak të Ministrisë së Mbrojtjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: