E martë, 24 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Ekonomi

Ulet çmimi i benzinës dhe naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, ku nafta do të shitet me 6 lekë më pak për litër, ndërsa janë përcaktuar edhe çmimet e reja për benzinën dhe gazin.

Sipas vendimit të marrë më 24 nëntor 2026, çmimi i naftës në pikat e shitjes me pakicë nuk do të jetë më shumë se 195 lekë për litër, ndërsa për shitjen me shumicë çmimi maksimal është caktuar në 183 lekë për litër.

Edhe për benzinën janë përcaktuar çmime të reja. Ajo do të shitet me pakicë jo më shumë se 159 lekë për litër, ndërsa me shumicë 147 lekë për litër. Sa i përket gazit për automjetet, çmimi maksimal do të jetë 69 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 57 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Ndërkohë, çmimi i naftës për sektorin e peshkimit është vendosur në 99 lekë për litër.

Vendimi i Bordit të Transparencës vjen në kuadër të masave për kontrollin e përkohshëm të çmimeve të karburanteve, pas shpalljes së situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve. Çmimet e përcaktuara do të shërbejnë si kufiri maksimal për tregtimin e këtyre produkteve në vend.

/tvklan.al/

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *