E martë, 24 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Politikë

Tabaku takohet me ministrin e Jashtëm gjerman në Berlin, në fokus marrëdhëniet mes dy vendeve dhe reformat për integrimin në BE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është pritur në një takim nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, në ambientet e Ministrisë së Jashtme në Berlin.

Lajmin e bëri të ditur vetë Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe detaje nga biseda me Wadephul.

Sipas saj, në takim u diskutua për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe për reformat që i nevojiten vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Deputetja e PD-së thekson se rëndësia e zbatimit të reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit, duke argumentuar se ato janë të domosdoshme për të garantuar siguri për bizneset dhe për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian.

Postimi i Jorida Tabakut:

Një takim shumë miqësor me ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul. Biseduam për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe për reformat që i duhen vendit për të ecur përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Gjermania është një nga partnerët strategjikë të Shqipërisë. Kemi mundësi ta thellojmë këtë partneritet, të zgjerojmë bashkëpunimin në sektorë kyç dhe të tërheqim më shumë investime gjermane.🇦🇱🤝🇩🇪

Kjo kërkon reforma të zbatuara deri në fund, që forcojnë sundimin e ligjit dhe u japin bizneseve sigurinë për të investuar. Janë pikërisht këto reforma që e afrojnë Shqipërinë me Bashkimin Europian dhe u shërbejnë, mbi të gjitha, qytetarëve shqiptarë.

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *