'Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës'/ Qytetarët dhe studentët marshojnë në rrugët e Tiranës

'Nuk ndalemi deri në dorëheqjen e Ramës'/ Qytetarët dhe studentët marshojnë në rrugët e Tiranës

20:13, 24/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej 178 ditësh, qytetarët dhe studentët vijojnë qëndresën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar largimin e tij nga pushteti. 

Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën vendosmërinë për të mos u tërhequr deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë. 

Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë marshuar në rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhin se qëndresa do të vijojë dhe se kërkesa për largimin e Ramës nuk do të ndalet. 

Me thirrjet kundër qeverisë, ata paralajmërojnë se 178 ditët e protestës janë vetëm dëshmi e vendosmërisë së tyre për të vijuar përballjen deri në realizimin e kërkesës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco