Pamjet tregojnë individin teksa mban mjetin prerës në dorë, por deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e tij apo rrethanat që e kanë çuar në këtë situatë.
Ky episod vjen pas një tjetër ngjarjeje të dhunshme në qytet, ku një punonjës fast-food-i u plagos me thikë nga një 17-vjeçar.
Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, Fieri u trondit nga vrasja e Selami Hasanit dhe nipit të tij, Jakup Hasani.
Ngjarjet e fundit kanë rikthyer vëmendjen te siguria publike në qytet dhe shqetësimi për episodet e dhunës në hapësirat e frekuentuara nga qytetarët.













