Galatasaray ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj skuadrës angleze, Aston Villa.

Edhe pse ishin pa disa nga lojtarët kryesorë, si Victor Osimhen që mungoi shkaku i lëndimit, Galata arriti një fitore prej 1-0.


Aston Villa ishte shumë më e mirë në fillim për të krijuar disa raste shënimi por që dështuan t’i konkretizojnë.

Maatsen dhe Harwood-Bellis kishin disa raste të mira shënimi mirëpo s’ia dolën ta mposhtin portierin e Galatas.

Kur askush nuk e priste, Galatasaray e zhbllokoi rezultatin. Pas një tollovie në zonë, Deniz Gul u gjend në vendin e duhur për të shënuar me kokë pas harkimit nga këndi (77’).

Villa e provoi që ta barazonte rezultatin mirëpo assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen e Galatas.

Kësisoj, Galatasaray shkon në kuotën e nëntë pikëve, aq sa ka edhe Villa pas pesë xhirove të zhvilluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore