E martë, 24 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Igli Tare te PSG? Postimi i Edvin Muratit ngre dyshimet për një lëvizje të mundshme

Një postim i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Edvin Murati, ka ngjallur aludime për një të ardhme të mundshme të Igli Tares te Paris Saint-Germain.

Murati ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi ku shfaqen ish-drejtori sportiv i Lazios dhe Milanit, Igli Tare, së bashku me presidentin e klubit francez, Nasser Al-Khelaifi. Krahas fotos, ish-futbollisti shqiptar ka vendosur mbishkrimin “Gooooooo”, duke nxitur diskutimet për një lëvizje të mundshme të Tares drejt gjigantit parizien.

Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje apo negociata mes palëve, por fotografia ka rikthyer në vëmendje emrin e Tares në orbitën e PSG-së.

Lidhja e Muratit me klubin francez, ku ai ka luajtur më herët, si dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit parizienë, kanë shtuar interesin rreth këtij postimi.

Reklamë

Emri i Igli Tares është përmendur edhe në të kaluarën për një rol të mundshëm në Paris Saint-Germain. Në vitin 2022, kur klubi po kërkonte zëvendësuesin e Leonardo-s, mediat franceze dhe italiane raportuan se profili i shqiptarit vlerësohej nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.

Megjithatë, në qershor të atij viti, PSG zgjodhi portugezin Luis Campos për të marrë drejtimin sportiv të klubit.

Mbetet për t’u parë nëse postimi i Muratit është thjesht një takim mes miqsh apo një sinjal për një zhvillim të ri në karrierën e Igli Tares.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.