Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar rrugëtimin nëpër Tiranë, duke e çuar protestën nga selia e qeverisë drejt rrugëve kryesore të kryeqytetit.
Prej 178 ditësh, qytetarët po qëndrojnë në protestë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit, ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mobilizohen e të marrin pjesë masivisht në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor.
Protestuesit njoftojnë se do t’i vijojnë tubimet dhe marshimet derisa të plotësohen kërkesat e tyre, ndërsa e konsiderojnë 28 nëntorin një datë të rëndësishme.







