Bylykbashi dorëzon drejtimin politik të PD-së në Durrës: Është koha për ripërtëritjen e partisë
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, ka njoftuar dorëzimin e detyrës si drejtues politik i këtij qarku, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të nevojshëm për procesin e ripërtëritjes së forcës politike.
Gjatë Foltores së “Ripërtëritjes”, Bylykbashi falënderoi demokratët për qëndresën gjatë betejave elektorale të viteve të fundit, ndërsa theksoi se opozita duhet të bashkojë forcat për të arritur fitoren politike.
“Dua t’ju bëj me dije se kjo është hera e fundit që ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit. Rreth një javë më parë ia kam dorëzuar këtë detyrë kryetarit të partisë, sepse mendoj se vetëm në këtë mënyrë mund ta çojmë përpara ripërtëritjen dhe shumëfishimin e forcave tona. Marrim një detyrë, e çojmë përpara dhe më pas vjen dikush tjetër për ta vazhduar. I uroj kujtdo që do ta marrë këtë detyrë ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara”, deklaroi Bylykbashi.
Deputeti demokrat u shpreh se rruga drejt fitores duhet të mbështetet te morali dhe parimet, duke përjashtuar çdo kompromis me krimin.
“Ashtu siç thotë edhe himni ynë: ‘Kush largohet nga beteja është tradhtar’. Kështu që, kushdo nga ne, pavarësisht nëse merr apo lë një detyrë, është aty për të luftuar si një ushtar i thjeshtë për nderin dhe suksesin e Partisë Demokratike, të opozitës, të qytetarisë durrsake dhe të të gjithë shqiptarëve anembanë Shqipërisë.
Sigurisht, ajo që do të doja të theksoja është se kemi vetëm një rrugë. Rruga jonë kalon vetëm përmes moralit dhe parimeve. Ne mund të bëjmë çdo lloj kompromisi tjetër, por kompromis me moralin dhe parimet nuk duhet të ketë.
Në 19 vitet që kam punuar ngushtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga të gjitha mësimet e jashtëzakonshme, leksionet jo vetëm politike që kam marrë prej tij, do të ishte qëndresa e palëkundur ndaj parimeve.
Ne duhet t’u qëndrojmë këtyre parimeve, sepse vetëm ato na çojnë me kokën lart drejt fitores. Asnjë kompromis mbi parimet dhe moralin!
Dhe pikërisht me këtë jemi përballur gjatë gjithë këtyre viteve. Jam i sigurt se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë”, u shpreh më tej deputeti demokrat.
Arrestohen dy persona për trafikim të të miturve dhe abuzim seksual, gjendet në Tiranë 13-vjeçarja e larguar nga banesa
Plagoset me thikë 29-vjeçari në Fier, shpallet në kërkim autori i mitur
DOSJA E FRIKSHME| Vjehrra incizonte çdo lëvizje të Arlindës. Pas vrasjes, ajo dhe kunati shqetësoheshin për zbulimin e bashkëpunimit
- 20:17 Huthët godasin për herë të dytë ndërtesën më të lartë të Riadit (VIDEO)
- 20:17 Alarm për Jannik Sinner, i nënshtrohet operacionit në gju para nisjes së Australian Open
- 20:05 Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi, gjykata rrëzon pretendimet e mbrojtjes
- 20:04 Senati amerikan heton JD Vance për kontratat e naftës venezueliane
- 19:53 Incidenti në koncertin në Mançester, policia dyshon se substanca e panjohur u përdor për të mundësuar grabitjen
- 19:41 “Fjalën e fundit e ka sovrani”, Berisha: 28 Nëntori do të nderohet si kurrë më parë