Cristiano Ronaldo vazhdon t’i afrohet objektivit të madh të 1000 golave në karrierë. Ylli portugez gjeti rrugën e rrjetës në përballjen mes Al Nassr dhe Al Sadd, e vlefshme për javën e pestë të Champions League të Azisë, por festimi i kundërshtarit pas golit të barazimit ishte një nga momentet që tërhoqi vëmendjen.
Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, duke shndërruar në gol një 11-metërsh të fituar prej tij. Ky ishte goli i 987-të në karrierën e portugezit, i cili tashmë ka nevojë për vetëm 13 realizime të tjera për të arritur shifrën historike të 1000 golave.
Adivinhem quem voltou a marcar… 👀🐐 Cristiano Ronaldo chegou ao 987.º golo da carreira, frente ao Al Sadd! ⚽🔥
📺 Acompanha o jogo em direto no Canal 11
#Canal11 #FutebolEmPortuguês https://t.co/lvWP5QXfcC
— Canal 11 (@Canal_11Oficial) November 24, 2026
egjithatë, avantazhi i Al Nassr zgjati vetëm nëntë minuta. Në minutën e 22-të, Mohammed Waad barazoi shifrat për Al Sadd, pas një asistimi nga Afif. Mesfushori nga Katari festoi golin duke imituar lëvizjen karakteristike të Cristiano Ronaldos, të njohur në të gjithë botën si “Siuuu”.
O Al Sadd chegou ao empate e houve uma celebração bem conhecida 👀 Mohammed Waad marcou frente ao Al Nassr e festejou ao estilo de Cristiano Ronaldo.
📺 Acompanha o jogo em direto no Canal 11
#Canal11 #FutebolEmPortuguês https://t.co/s4JNdlIYwa
— Canal 11 (@Canal_11Oficial) November 24, 2026
Portugezi pati mundësinë të shënonte sërish në minutën e 35-të, por goli i tij i dytë u anulua pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Në vijim, Al Nassr riktheu avantazhin me Joao Felix, i cili shënoi në minutën e 52-të. Në momentin e raportimit, skuadra saudite kryesonte 2-1, në një ndeshje ku vëmendja ishte përqendruar edhe te numërimi mbrapsht i Ronaldos drejt kuotës së 1000 golave.
© SYRI.net
Bodo/Glimt fiton në sekondat e fundit, Helmersen hero në përballjen me LASK-un
Tjetër akuzë/ Infantino në fushatë për rizgjedhjen? 39 fluturime private në 115 ditë, vizitoi 32 shtete
Kosova rrezikon humbje përtej sportit nëse s’i organizon Lojërat MesdhetareBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: