Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi largohet si drejtues politik i PD-së në qarkun e Durrësit


Oerd Bylykbashi është larguar si drejtues politik i PD-së në qarkun e Durrësit.

Ai e bëri njëftimin gjatë foltores së Ripërtëritjes në qytetin bregdetar teksa pohoi se tërheqja i shërben ripërtëritjes së PD-së.

“Marrim një detyrë, e çojmë përpara dhe më pas vjen dikush tjetër për ta vazhduar. I uroj kujtdo që do ta marrë këtë detyrë ta çojë Partinë Demokratike drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara. Kjo është hera e fundit që unë ju drejtohem si drejtues politik i qarkut të Durrësit, pasi ia kam dorëzuar këtë detyrë rreth një javë më parë kryetarit të partisë. Sepse mendoj që vetëm në këtë formë ne mund të çojmë përpara përtëritjen e shumëfishimin e forcave tona; marrim një detyrë e çojmë përpara, më pas vjen dikush tjetër e bën. Dhe unë i uroj kujtdo që do e marrë këtë detyrë ta çojë PD drejt fitores në zgjedhjet që kemi përpara. Kemi vetëm një rrugë. Rruga jonë kalon përmes moralit dhe parimeve. Ne mund të bëjmë çdolloj kompromisi, por kompromis me moralin dhe parimet s’duhet të ketë. Në 19 vite që kam punuar me doktor Berishën, nëse do të zgjidhja një nga ato leksione të jashtëzakonshme që unë kam marrë ka qenë; qëndroji parimeve pa lëkundje! Dhe në duhet t’u qëndrojmë këtyre parimeve deri në fund, sepse vetëm ato na çojnë më kokën lart drejt fitores. Asnjë kompromis me parimet dhe moralin”, tha Bylykbashi.