Tiranë, 24 nëntor 2026: Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i ribesuan Rexhino Çekrezit postin e Zëvendëspresidentit për dy vitet e ardhshme.
Mandatin e ri ai e nis me një vizion të qartë: “Më shumë biznes me Amerikën, nga një Panair i Biznesit Amerikan në Tiranë deri te një delegacion në SelectUSA, dhe një Dhomë që mbron me vendosmëri konkurrencën e ndershme.
“Të dialogosh nuk do të thotë të pranosh gjithçka,” u shpreh Çekrezi para votimit.

Sipërmarrës i formuar në Utrecht dhe në Imperial College London, Çekrezi drejton nismat e riciklimit në Çekrezi Metal dhe është bashkëthemelues i Trifolium, duke bashkuar ekonominë reale me inovacionin.
